Një lojë e këndshme buzëdetit ka shkaktuar situata nga më të ndryshmet në Kepin e Vipave.

Kepistat janë vendosur përballë zgjedhjeve se kë duhet të puthin, kë duhet të gjuajnë me tortë në fytyrë dhe me kë duan që të kenë një darkë romantike.

Jori vendosi që të gjuante me tortë fytyrës Ronaldon, ndërsa ky gjest u prit me plot të qeshura nga kepistat e tjerë.

“Unë me Ronin kemi atë dashuri urrejtje të fortë edhe më pëlqeu si ide”, tha ish konkurrentja e Big BrotherVIP.

“Kepi i Vipave”, është një reality shoë që do t’ju mbajë të gozhduar pas ekranit me kuriozitetin se si secili prej tyre do të sillet në këtë bashkëjetesë unike, pa rregulla.

Personazhet po kalojnë bashkë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë, do të udhëtojnë, do të festojnë, do të qeshin por edhe do të qajnë me surpriza të papritura. Por nuk do të mungojnë as vizitat nga miq të veçantë gjithashtu të famshëm, me të cilët do të mbyllen situata të vjetra, do të përballen, apo do të hapin situata të reja. Bashkëjetesa mes tyre do të gjenerojë situata të forta, intriga, xhelozi apo dashuri.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA