Pandemia e Covid 19 shtoi frikshëm laboratorët për kryerjen e analizave mjekësore, aq sa në rrugët e Tiranës ka më shumë laboratorë se byrektore.

Sipas Urdhrit të mjekëve në Shqipëri janë të licensuar vetëm 93 mjekë laboratori kliniko-biokimike, ndërkohë që numri i laboratorëve të regjistruar ne QKR është shumëfish.

Shpesh qytetarët i bëjnë analizat në dy tre laboratore për të konfirmuar rezultatet dhe nuk janë të pakta rastet kur janë përballuar me rezultate të gabuara. Kryetarja e bordit të akreditmit të laboratorëve pranë DPA  thotë se shumica e këtyre laboratorëve dorëzojnë dosje me emra mjekësh fiktivë.

“Në dosje kanë vetëm emrin e një mjeku që ka licensë, por që ai nuk shkon kurrë në atë laborator. Nuk ka se si të kontrollojë një mjek që ka emrin në 30 laboratorë”.

Laboratorët mjekësorë nuk i kontrollon askush. Inspektorati Shëndetësor duhet të ndërhyjë menjëherë për të kontrolluar morinë e laboratorëve, që në fakt nuk kanë kushte për të kryer analiza dhe jo më të diskutohet për saktësi në rezultate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA