Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup ku është takuar me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski, në kuadër të turit ballkanik për procesin e Berlinit.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, Rama shihet teksa zbret nga makina, shtrëngon duart me Kovaçevskin, për të vijuar më pas “krah për krah” ecje jaken deri në Kryeministri.
Rama dhe delegacioni i tij shoqërues u pritën më herët në aeroport nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Turi dy ditor i kryeministrit në 6-7 Korrik përfshinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. I paraprin mbajtjes të samitit për Procesin e Berlinit në Tiranë në tetor.
Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Në këtë mënyrë ai lajmëroi fundin e nismës “Open Ballkan” në të cilën aktivisht ishin anëtarë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe që u pranua nga Mali i Zi, por jo nga Bosnja dhe Kosova.

Në foto: Rama dhe delegacioni shoqërues zbresin në Shkup, priten në aeroport nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi
Top Channel