Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup ku është takuar me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski, në kuadër të turit ballkanik për procesin e Berlinit.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, Rama shihet teksa zbret nga makina, shtrëngon duart me Kovaçevskin, për të vijuar më pas “krah për krah” ecje jaken deri në Kryeministri.

Rama dhe delegacioni i tij shoqërues u pritën më herët në aeroport nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Turi dy ditor i kryeministrit në 6-7 Korrik përfshinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. I paraprin mbajtjes të samitit për Procesin e Berlinit në Tiranë në tetor.

Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Në këtë mënyrë ai lajmëroi fundin e nismës “Open Ballkan” në të cilën aktivisht ishin anëtarë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe që u pranua nga Mali i Zi, por jo nga Bosnja dhe Kosova.

Në foto: Rama dhe delegacioni shoqërues zbresin në Shkup, priten në aeroport nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA