50 producentë dhe fotografë filmash janë bashkuar në një event të madh ndërkombëtar që po mbahet në tri qytete shqiptare në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër.

“Travel Fest Albania” në edicionin e saj të dytë ka zgjeruar gamën e filmave që po prezantohen për publikun. Festivali me tematikë udhëtimin, historinë, trashëgiminë, turizmin, biodiversitetin dhe jetën e egër është një event me shtrirje gjeografike mjaft të gjerë dhe me prurje nga më shumë se 20 vende të botës. Filmat trajtojnë tema të udhëtimit të qëndrueshëm dhe vendosjes së lidhjeve mes të shkuarës së tashmes dhe së ardhmes.

“Përveçse kemi sjellë një film në festival zbulimi ynë ishte vetë Shqipëria, natyra, mjedisi dhe njerëzit. Ishte një surprizë shumë e bukur. Ne kemi sjellë një film rreth jetës së një brumbulli, etapave, abstragime mbi të dhe mënyrës si njerëzit bëjnë art me në qendër insektet“, tha regjisori Burim Haliti.

“Pjesëmarrja në “Travel Fest Albania” është një mundësi e madhe për mua edhe për të parë filmat nga të gjitha vendet e botës sepse prezantimi është mjaft i gjerë. Mundësia e dytë që festivali po më jep është që unë mund të shihja këtë vend të bukur dhe të kuptoj se kemi të bëjmë me një destinacion të madh turistik të së ardhmes”, tha drejtoresha e filmit, Irina Melunga.

Në Gjirokastër filmat janë përqendruar tek trashëgimia dhe turizmi kulturor ndërsa në destinacionet e tjera do të përqendrohet tek bregdeti, flora dhe fauna e nënujore si dhe jeta e egër.

Travel Fest Albania ka një juri ndërkombëtare që do të vlerësojë filmat që vijnë kryesisht nga autorë të huaj por njëkohësisht është një maratonë e promovimit të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar turistik. Vetëm prania e kaq shumë producentëve dhe fotografëve ndërkombëtarë do të sjellë imazhe të reja të Shqipërisë në përmbyllje të eventit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA