Çfarë do ndodhë më 17 korrik? Meri Shehu: Rrini larg turmave, do ketë aksidente e do përjetoni humbje

06/07/2023 11:59

Astrologia e njohur Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin korrik në emisionin “Wake Up”.

Ajo tregon se ky do jetë muaji i të gjithë shenjave, por veçanërisht e shenjave të ujit siç është Gaforrja. Por me hënën e re në 17 korrik gjërat nuk mund të jenë shumë të lehta për shenjat e horoskopit të cilat do të përjetojnë ndryshime të mëdha. Sipas saj do të ketë humbje, sakrifica, xhelozi dhe hakmarrje.

“Ky muaj është i të gjithëve, por veçanërisht ka ndikim të shenjave të ujit. Dielli në Gaforre bën punën e vetë. Por kemi dhe një hënë të re në Gaforre në datën 17 korrik. Mua kjo hëna e re sa më pëlqen aq dhe nuk më pëlqen si astrologë. Është hënë e re po ka një përballje me Plutonin. Kjo do të thotë që përballë kjo hëna e re kur fillon ndeshet me Plutonin në Bricjap dhe Plutoni është një planet që është shndërrues, metamorfik, bën një metamorfozë të madhe në jetën e njeriut.

Pra që ne të arrijmë të marrim fazën e hënës të re duhet të bëjmë një metamorfozë, një ndryshim të madh në gjërat specifike që na kanë lënë të mbetur ose që na kanë lënë në klasë. Varet se sa i zgjuar është një njeri ose sa vullnet ka për të bërë një ndryshim në jetën e vetë. Por që një humbje do të deklarohet. Mund të mos jetë humbje që do të thotë që nuk do vazhdosh, do vazhdosh përpara, por diçka duhet të lësh mbrapa, një lloj sakrifice ose duhet të kuptosh ku ke ngecur, deri ku i ke ti mundësitë, aftësitë dhe limitet e tyre.

Platoni ka të bëjë me xhelozitë, me ndjenja të forta, hakmarrje dhe luftë të madhe pushtetesh. Kështu që shumica e njerëzve një i përkasin këtyre shenjave Gaforre, Bricjap, Peshore, Dash, do të ndeshen me një luftë të madhe pushtetesh ose dominancash. Dikush rrezikon të humbasë diçka të rëndësishme. Kur goditen Gaforret, goditet dhe masa, publiku, kështu që larg turmave në këtë periudhë, evenimenteve që kanë shumë njerëz, se mund të kemi aksidente, gjëra të cilat nuk i kontrollojmë dot dhe këtu të marrim masa ose në marrëdhëniet me njerëzit e afërm. Të jemi të gjithë kujdesshëm, të mos i lejmë jashtë vëmendjes dhe kujdesit tonë”, shprehet Meri Shehu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA