Hodhi gabimisht në koshin e mbeturinave çantën me bizhuteri mijëra euro, burrit nga Selaniku i bie të fiktë…

05/07/2023 10:47

Një burrë nga Selaniku hodhi gabimisht në koshin e plehrave një çantë me ar dhe sende me vlerë mijëra euro së bashku me mbeturinat.

Në gjendje shoku, ai ka lajmëruar punonjësit e Bashkisë që ta ndihmonin ta rimerrte arin e tij.

“Menjëherë shkuam në vendngjarje me kolegun tim mbikëqyrës dhe biseduam me qytetarin, i cili ishte në gjendje shumë të keqe psikologjike. Me praninë e Policisë greke, nxorëm një pjesë të plehrave dhe pas rreth 45 minutash gjetëm çantën”, tha një pastruesi.

“Nuk e dimë vlerën e saktë të bizhuterive, por ishin flori me vlerë të madhe, pra mijëra euro. Kur e gjetëm, burrit i ra të fiktë. Siç na shpjegoi ai është argjendar dhe bashkë me plehrat ka hedhur dhe arin në kosh”, shtoi ai.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas, uroi dhe falënderoi publikisht punëtorët e sektorit të pastrimit për punën që bëjnë dhe theksoi faktin se ata janë veçanërisht të ndjeshëm, gjë që u dëshmua edhe në këtë incident.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA