Ekonomia shqiptare do të rritet përtej parashikimeve që kanë bërë institucionet ndërkombëtare deklaroi sot ministrja e financave Delina Ibrahimaj.
Në një konferencë për shtyp ajo deklaroi se shifra e rritjes do jetë 3.7 %.
Duket se ekonomia shqiptare do të mundë të gjitha parashikimet e institucioneve institucioneve ndërkombëtare, për rritjen ekonomike në Shqipëri, për të cilën është thënë se do të jetë e zymtë.
Ata e kanë renditur ekonominë shqiptare si të fundit në rajon, por ministrja Ibrahimaj në konferencën e gjahstë mujorit dha një parashikim mjaft optimist.
Sipas saj kjo rrithje e ekonimë do të ketë dy burime kryesore. E para është reforma e pagave që ka nisur qeveria, në këtë mënyrë do të shthet konsumi i popullatës. Nga krahu tjetër është turizi ku numri i turistëve është 700 mijë më i madh se vitet e tjera.
Duhet thënë që në 3 mujorin e parë të vitit rritja ekonomike ishte në nivelin 2.7%, që sipas ministres ishte më e larta në nivelin rajonal por edhe më e lartë se mesatarja e BE.
Top Channel