Franca e ndarë në dy dimensione! Turistët nuk i tremben trazirave, vijojnë të qetë pushimet

04/07/2023 22:21

Teksa një pjesë e mirë e Francës po përballet me situate të pazakonta dhune, turistët nuk janë frikësuar aspak nga kjo gjë dhe kanë vijuar të bëjnë pushimet e tyre.

Ata kanë vijuar të bëjnë tur në disa nga vendet më të vizituara franceze, kryesisht Parisin, duke mos e menduar faktin që rebelët mund të shënjestrojnë ata.

Turistët lëvizin të qetë pa u shqetësuar, dhe nuk ngurojnë të fotografojnë çdo moment që kalojnë në kryeqytet.

“Familja jonë jashtë vendit është më e frikësuar se ne. Këtu është shumë e qetë. Nuk duket të jetë e rrezikshme. Por nga ekranet televizive, ata shohin trazirat dhe shqetësohen”, tha Ryan Dermot-turist irlandez.

“Miqtë e mi më kanë dërguar fotografi të zjarreve dhe gjëra të ndryshme si kjo. Ne kemi qenë këtu për disa ditë jashtë natës, gjatë ditës dhe nuk kemi parë asgjë. Pra, më duket sikur është e ekzagjeruar, por nuk e di nëse nuk jemi në zonat ku po ndodh”, u shpreh Ailey-turiste amerikane.

E gjithë kjo situatë trazirash të dhunshme që vijon prej më shumë se një jave frikësoi bizneset të cilat arrijnë të krijojnë të ardhura nga vizitorët. Edhe pse një pjesë e tyre u plaçkitën dhe dogjën nga demostruesit e dhunshëm.

Nëse turistët do të nguronin të vinin në Francë përpos dëmeve ekonomike të shkaktuara nga protestuesit ata do të përballeshin me një krizë tjetër të shkaktuar nga mungesa e vizitorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA