Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina ka vendosur sanksione ndaj 300 entiteteve ligjore dhe pothuajse 200 individëve. Ai tha se sanksionet kundër individëve nuk prekin vetëm shtetas rus, por “cilindo në mbarë botën që ndihmon agresorin rus”.
Ndërkohë të shtunën, zyrtarët ukrainas njoftuan për më shumë viktima ndër radhët e civilëve si pasojë e sulmeve ruse në lindje dhe jug të vendit, ndërsa Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ndodhej për një vizitë në Kiev, për të dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme të Madridit dhe Bashkimi Evropian për luftën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë.
Në një fjalim në parlamentin e Ukrainës zoti Sánchez tha se Bashkimi Europian do të jetë në krah të Kievit për aq kohë se të jetë e nevojshme. Ai tha se ndodhej në Ukrainë për të shprehur vendosmërinë e fortë të Bashkimit Evropian kundër agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
Deklarata e tij u bë në të njëjtën ditë që Spanja mori presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
Gjatë një konference për shtyp me Presidetin Zelenskyy, Kryeministri Sanchez njoftoi se Spanja do të dërgonte më shumë armatime të rënda në Ukrainë, përfshirë katër tanke Leopard./VOA
Top Channel