Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Sh. C., 61 vjeç, banues në Kot, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetaseje, në Karahaxh, Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetaset A. A., 39 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. L., 33 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Audi” që rezulton i vjedhur në Belgjikë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel