Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një sulm me armë në Baltimore të SHBA-së.

Agjencia e lajmeve AP raporton se tre persona janë në gjendje kritike, pas sulmit mëngjesin e 2 korrikut.

Komisionari në detyrë i Departamentit të Policisë në Baltimore, Richard Worley konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve gjatë një konference për media.

Një 18-vjeçare dhe një 20-vjeçar janë gjetur të vdekur në vendin ku u krye sulmi.

Dhjetë persona u dërguan në spitale nga policia dhe 19 të tjerë shkuan vetë, raportoi Fox 45, duke shtuar se një dëshmitar tha se dëgjoi 20 deri në 30 të shtëna me armë.

Të shtënat ndodhën rreth 12:30 pas mesante, sipas kohës lokale, në një festë në zonën e Brooklyn Homes në jug të Baltimores.

Autoritetet bënë të ditur se ende nuk ka të arrestuar për të shtënat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA