Rusia është shumë krenare për shfaqjen ndërkombëtare ajrore MAKS, që pritej të mbahej afër Moskës midis 25 dhe 30 korrikut, shkruan analisti ushtarak i Sky News, Sean Bell.

Ngjarja prestigjioze, e cila sipas traditës zhvillohet çdo dy vjet, përveçse jashtëzakonisht e popullarizuar duke u ndjekur nga publiku i gjerë – kujt nuk do t’i pëlqente një shfaqje ajrore? – është gjithashtu një katalizator i rëndësishëm për marrëveshjet e tregtisë së hapësirës ajrore.

Mirëpo, eventi i këtij viti është anuluar për herë të parë në historinë e tij 30-vjeçare për tre arsye kryesore.

Së pari, për shkak se shumë delegacione ndërkombëtare do të refuzojnë ftesën e Rusisë këtë vit për shkak të luftës në Ukrainë. Çka do të minonte statusin e shfaqjes.

Së dyti, Rusia do të kishte shqetësime të mëdha sigurie për organizimin e një ngjarjeje të tillë duke pasur parasysh kërcënimin me dron ndaj Moskës.

Dhe e treta, por ndoshta më e rëndësishmja, industria ruse e hapësirës ajrore ruse është goditur shumë rëndë nga sanksionet perëndimore dhe kjo do të reduktonte ndjeshëm apelin komercial të ngjarjes.

Për më tepër, kreu i Forcave Ajrore Ruse, Geneal Sergei Surovikin nuk është parë që nga tentativa e dështuar e grushtit të shtetit të Jevgeny Prigozhin fundjavën e kaluar. Megjithëse shumë mund të kërkojnë të minimizojnë rëndësinë strategjike të anulimit të kësaj ngjarje prestigjioze, ai është një shembull tjetër i profilit të lartë i pasojave të pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA