Për të tretin vit me radhë, në bregdetin e Divjakës janë zbuluar gjurmë të breshkës së rrallë Caretta-carretta.
Një specie kjo tepër e rrallë për bregdetin shqiptar pasi si habitat të saj ka ujërat oqeanike dhe tropikale. Punonjësit e agjencisë të zonave të mbrojtura të parkut të Divjakës thonë se përgjatë vijës bregdetare janë gjetur dhe gjurmë folesh të kësaj breshke.
Me qëllim ruajtjen nga grabitqarët por dhe njerëzit, agjencia e zonave të mbrojtura ka marrë masa për të siguruar një perimetër sigurie rreth zonave ku janë gjetur foletë e breshkave.
Habitati i breshkës “Caretta caretta” ndryshon gjatë ciklit jetësor. Kjo lloj specie vezët i depoziton në plazhe me pjerrësi të madhe, me qëllim që të vegjlit kur të dalin nga foleja të shkojnë drejt detit.
Top Channel