Megaoperacioni antidrogë me 45 persona të ndaluar/ Dalin para gjykatës 12 prej tyre, nesër pjesa tjetër

02/07/2023 09:48

Personat e ndaluar dy ditë më parë në megaoperacionin për trafikun e lëndëve narkotike dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duke qenë se të ndaluar janë 45 persona, gjysmat do të marrin sot masën e sigurisë dhe pjesa tjetër nesër. Pritet që seanca të zgjasë deri në orët e pasdites.

Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ku shtatë prej tyre janë shpallur në kërkim, ndërsa janë angazhuar 400 punonjës policie.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë euro.

Personat e ndaluar janë Joni Hasnjoku, Durim Novaku, Hysni Sadushi, Arsen Vishkulli, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati,Rigert Kokoneshi, Ferdinand Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puto, Storado Sadushi, Emre Puro, Rezarta Isufaj, Shpetim Myrta, Edor Hasanllari, Andrea Gugu, Armando Buzani, Erind Hoxha, Ilirjan Kume, Sali Isufaj, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Xhuljano Gjyla, Enea Hysenbelli, Leonard Tola, Aldo Gjeli, Esmirand Lici, Xhulio Lluca, Armand Lluca, Oltjon Çela, Sara Çepi, Xhevit Bogdani, Taulant Novaku, Amarildo Sallaj, Romarjo Bora, Rudolf Korumi, Mariglen Hida Fatmir Durbaku.

Ndërsa personat e shpallur në kërkim janë: Enea Toĺlumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për Joni Hasnjoku, Edor Hasanllari, Andrea Gogu, Armando Buzani, Erind Hoxha, Strorado Sadushi, Emre alias Elton Puro, Shpëtim Myrta, Rezarta Isufaj, Ferdinand alias Spiro Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puro, Durim Novaku, Arsen Vishkulli, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Ilirjan Kume, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Rudolf Korumi, Mariglen Hida, Enea Hysenbelli, Leonhard Tola, Aldo Gjeli, Esmirald Lici, Oltjon Cela, Armand Lluca, Xhulio Lluca, Gentian Gjoka, Redi Nërpjetri; arrest shtëpie për Rigert Kokoneshi, Sali Isufaj,  Amarildo Sallaj, Xhuljano Gjyla, Hysni Sadushi dhe detyrim paraqitje për Romarjo Bora, Fatjon Blloshmi, Mikel Petriti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA