Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentiar masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Ai i ka quajtur të padrejta masat e BE-së, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit dhe me kushtetutshmërinë e vendit.

“Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra”, ka thënë Kurti gjati përurimit të parkut të ri në fshatin Davidovc të Shtimes.

Ai shtoi se do të vazhdojnë me zbatimin e programit qeveritar, dhe se shpreson që këto masa të jenë të shkurtra.

“Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka thënë ai.

Kurti theksoi se Kosova është e gatshme dhe e interesuar shumë më tepër se sa Serbia për normalizimin e situatës.

 “Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, për njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur edhe publikisht ë të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova e Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, është shprehur Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA