Kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë, 12 prej 45 personave të ndaluar në kuadër të operacionit “Rrjeti”.

Nisur nga numri i madh i të ndaluarve, masat e sigurisë janë ndarë në dy ditë ndërsa dhjetëra furgonë policie kanë shoqëruar të ndaluarit kanë formuar një perimetër të gjerë sigurie rreth gjykatës së Elbasanit. Seanca u ndoq nga gjyqtare Idush Maliqi  ndërsa drejtuesi i prokurorisë Kreshnik Ajazi kërkoi arrest me burg për 37 persona, 5 në arrest shtëpie dhe 3 hetim në gjendje të lirë.

45 personat e ndaluar, 7 të tjerë të cilët janë në kërkim dhe 29 që paraprakisht u vendos të ndiqen në gjendje të lirë akuzohet për prodhim, trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Një nga operacionet më të madha kundër narkotikëve i zhvilluar ndonjëherë u shtri në qarkun e Elbasanit dhe në Pogradec. Policia tha se goditi tërësisht një grup kriminal dhe pjesërisht 3 grupe te tjera.

Në kuadër të këtij operacioni, policia sekuestroi 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroinë, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA