Forcat ajrore izraelite kryen sulme në orët e para të mëngjesit në zonat pranë qytetit Holms në Siri, duke shkaktuar dëme materialiale por jo viktima, thuhet në një deklaratë të ushtrisë siriane.

Një raketë kundërajrore siriane shpërtheu mbi territorin izraelit, tha ushtria izraelite, duke shkaktuar një raund tjetër sulmesh.

Media shtetërore siriane citoi një zyrtar ushtarak të paidentifikuar të ketë thënë se mbrojtja ajrore eleminoi disa nga raketat e lëshuara nga avionët luftarakë izraelitë që fluturonin mbi Libanin fqinj.

Autoritetet izraelite nuk komentuan rreth sulmit ajror në Holms. Por ushtria tha se një nga raketat siriane shpërtheu mbi territorin izraelit pa shkaktuar dëme. Policia izraelite tha se mbetjet e raketës ranë në qytetin jugor të Izraelit, Rahat.

Në përgjigje të sulmit me raketë, avionët izraelitë goditën baterinë e mbrojtjes ajrore nga ku u lëshua raketa. Ushtria tha se goditi gjithashtu objektiva të tjerë, por pa dhënë detaje.

Izraeli, i cili është zotuar të ndalojë forcimin e Iranit në Siri, ka kryer qindra sulme vitet e fundit ndaj objektivave në pjesët e kontrolluara nga qeveria, por rrallëherë i pranon ato.

Sulmi i fundit ajror në Siri, i dyshuar si izraelit, ishte më 14 qershor, afër kryeqytetit Damask, që la një ushtar të plagosur. Gjatë viteve të fundit Izraeli ka vënë disa herë në shënjestër aeroportet në Damask dhe Alepo, shpesh duke i nxjerrë jashtë funksionimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA