Ekipi i “Exclusive” në Ukrainë, dhimbje dhe frikë në sytë e qytetarëve: Bombat erdhën si shi nga qielli, u shkatërrua çdo gjë sa hap e mbyll sytë

02/07/2023 20:38

Në vitin 2022, gati një e treta e ukrainasve u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Deri në fund të vitit, rreth 5.9 milionë njerëz u zhvendosën brenda vendit nga lufta, ndërsa gati 5.7 milionë refugjatë dhe azilkërkues nga Ukraina u regjistruan në të gjithë Europën.

Përmbi 100 kilometra larg kryeqytetit të Kievit, Chernihivi u pushtua nga forcat ruse që hynë përmes Bjellorusisë. Rrethimi i Chernihivit nisi në të njëjtën ditë me sulmin rus mbi Ukrainë. Nga 24 shkurti 2022 deri në 4 prill 2022, rajoni i Chernihivit ishte nën agresionin rus.

Llogaritet qe aty të jenë vrarë nga  350-500 civilë. Human Rights Watch, ka dokumentuar disa raste kur forcat ushtarake ruse kanë kryer shkelje të ligjeve të luftës kundër civilëve në zonat e pushtuara të rajoneve Kharkiv dhe Kiev dhe Chernihiv.

“Gjendemi para godinës së policisë në Cernihiv e cila është shkatërruar plotësisht”- thotë gazetarja Hoxha, e cila ndodhet pranë një godine të shkatërruar në Ukrainë.

Alla Skoryk e mbijetuara nga lufta, mes dhimbjes dhe frikës rrëfen bombat që binin si shi nga qielli dhe se si u shkatërrua qyeteti sa hap e mbyll sytë.

“E mbaj mend atë ditë, kur ky vend u sulmua sepse unë jetoj në Chernihiv. Dhe ky vend është si pasqyra e Chernihiv, jo shumë prej këtu mbase një kilometër larg. Ishte diçka sikur shtëpitë u zhvendosën lart e poshtë dhe kuptova që ishte diçka e pazakontë. Ky vend këtu është siç e shikoni janë dëmtuar në këtë zonë. Në të djathtën time, është një spital, farmaci dhe godina. Gjashtë bomba u hodhën nga një avion i vetëm dhe numëroheshin një, dy, tre, gjashtë. E para ra tek godina tjetër, u krijua një shkatërrim masiv që u rindërtua. Kjo godinë këtu u shkatërrua dhe ishte e pamundur të rindërtohej. Njerëzit dhe banorët e kësaj ndërtese, jetojnë në vende të përkohshme, si dhe tek të njohurit, në vende të ndryshme. Nëse ata kanë nevojë autoritetet u japin strehim të përkohshëm në apartamente të vogla”- tha Alla Skoryk.

Skoryk shprehet se së shpejti do vijë dimri dhe ka mungesë elektriciteti e ngrohja di të jetë e pamundur.

“Problem më i madh tani është të rindërtohen shtëpitë sepse për shembull në Cernihiv në këtë rajon, 11 mijë objekte janë shkatërruar. Ashtu dhe në fshatra si për shembull në Novosevilka. 3o përqind e shkollave janë shkatërruar, ndaj është e vështirë për të dërguar fëmijët që të kthehen në këto ambiente. Tre prej tyre është e pamundur të rindërtohen. Problem kryesor është gjithashtu është siguria, sepse ne jemi dhe jetojmë në kufi dhe ne e kuptojmë  që çdo ditë është e mundur që rusët të kthehen , të bëjnë një përpjekje tjetër. Ndaj flas për tensionin e sigurisë ndonëse prej muajsh këtu ka zero sulme me raketa nga ushtria ruse. Mbase prej gjysmë viti s’kemi sulm me raketa. Por sërish ne nuk ndihemi të sigurt. Në çdo moment mund të kemi diçka të papritur. Jemi në kufi. Do vijë dimri dhe kjo është një vështirësi tjetër, sepse nuk kemi mjaftueshëm elektricitet, nuk do kemi mjaftueshëm ngrohje, për shtëpitë dhe këto janë probleme të lidhura me mungesën e gazit të dëmtuara nga granatimet. Ndaj duhet të bëhemi gati dhe për dimrin”- shprehet Alla Skoryk./E.Kola

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA