Kosova sërish në zgjedhje të parakohshme, reagon DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e vendit
02/05 21:30
Moti i keq me reshje dhe erëra të forta ka shkaktuar dëme në Kosovë.
Pesë makina raportohen të dëmtuara në Prishtinë. Po ashtu, çatitë e disa shtëpive janë shkatërruar dhe qytetarët shprehen se ndihen të rrezikuar.
Në disa qytete të Kosovës ka ndërprerje të energjisë elektrike.
KEDS ka njoftuar se si pasojë e shirave dhe erëra të forta, rajonet më të prekura janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.
“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Top Channel