Biskota me insekte, drithëra me milingona… Njerëzit tregojnë eksperiencat me ushqimet e çuditshme

02/07/2023 10:34

Gatimet që janë në kulturën e disa vendeve dhe duken të çuditshëm dhe jo rrallë herë habitemi nga ideja se si disa produkte bëhen përbërës në receta të ndryshme.

Në Azinë Juglindore, njerëzit hanë insekte të pjekura në rrugë. Për ta, janë një burim i mirë proteinash. Por një vajzë në Tekas u shokua nga produkti që gjeti në biskotat që po konsumonte.

Brena shpërndan në rrjetin social “TikTok”, ku numëron 208 mijë ndjekës, aktivitete nga rutina e saj. Por njëra nga videon ka tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve të TikTok. Brenna tregon se biskotat që po konsumonte ishin me krimba. Ajo thotë se e kuptoi që diçka nuk shkonte, por më vonë pa krimbat në copat e biskotave.

Komentuesit ndanë eksperienca të ngjashme. “Një herë lëngu i portokallit kishte krimba të vegjël dhe unë e kuptova vetëm pasi e piva të gjithin”, thotë njëri prej tyre. Një tjetër tregoi se dhjetë vjet më parë i kishte ndodhur diçka e ngjashme me disa biskota dhe më pas, nuk ka blerë më kurrë nga ajo markë.

“Mua më ndodhi kur po haja drithëra. Pasi konsumova pak, pashë që brenda tyre kishte milingona”, rrëfen një tjetër.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel