Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin
Një rast i shitjes së produkteve të skaduara dhe mallrave kontrabandë është goditur në Korçë.
Nga kontrollet e ushtruara në marketin e 50-vjeçarit E. S., në Korçë, AKU gjeti produkte të cilat ishin të skaduara dhe tregtari kishte ndërhyrë duke ndërruar stampat me datat e skandencës, duke rrezikuar shëndetin e blerësve.
Në marketin e tij u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe fishekzjarre që tregtoheshin pa licencën e posaçme.
Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel