Foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një shkolle private, ku një person me iniciale A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me 29-vjeçarin E. Sh., dhe 26-vjeçarin J. Ç,. të cilët janë lënduar lehtë me mjet prerës, xham.

Më pas ai ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy të plagosurit ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA