Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Dy persona janë arrestuar pasi përmes një hetimi tremujor është zbuluar se ata janë porositësit dhe ekzekutorët e tentativës për vrasje me armë zjarri, të një 22-vjeçari për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë në muajin mars, ku mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me të, në momentin e të shtënave.
Operacioni i koduar policor “Pasoja e padëshiruar” ka siguruar prova të mjaftueshme, të cilat bënë të mundur zbardhjen e plotë të tentativës për vrasje të 22-vjeçarit në fshatin Ballagat të Lushnjës.
Në pranga janë vënë një 28-vjeçar i quajtur Mariglen Matjani dhe një tjetër 30-vjeçar i quajtur Laert Hasalla, të dy banues në fshatin Ballagat.
Sipas hetimeve të kryera, rezulton se 30-vjeçari Laert Hasalla ka paguar Mariglen Matjanin, për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç. Dyshohet se babai i 22-vjeçarit akuzohet për vrasjen e vëllait të Laert Hasallajt.
Për të përmbushur porosinë e marrë, Mariglen Matjani ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonte 22-vjeçari dhe halla e tij, B. S., 60 vjeçe e cila nga të shtënat ajo ka mbetur e dëmtuar në këmbë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel