Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Arben Duro, Adhurim Demiri, Aleksandër Gjoka, Abaz Ushi, Ilir Hoxha, Ludovik Gjoka, Pirro Duko, Agron Bulku, Taulant Xharri, Gazmend Sula etj janë emra të njohur për brezin që u rritën me këngët e Çunave të Liqenit.
Në një kohë kur shumëçka ishte e ndaluar ata e gjenin lirinë nëpër kodrat e liqenit, nga ku krijonin këngët e tyre dhe i këndonin lirshëm ato. Dalëngadalë këto këngë u kthyen në hitet e asaj kohe dhe u kënduan në të gjithë Shqipërinë. Për të kujtuar muzikën e atyre viteve, një pjesë e çunave të liqenit bënë koncertin e tyre me melodi rock, pop dhe folk mbrëmjen e së premtes nën kujdesin e Shtëpisë së Europës.
Protesta e tyre mbase e ka të vështirë të kuptohet sot, por ata zgjodhën që rebelimin ta përcillnin me këngë si Medaljoni, Anxhela etj. Dhe oazin e tyre e gjenin tek Liqenit, prandaj edhe u quajtën si djemtë e tij.
Top Channel