Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka urdhëruar komandantët e lartë ushtarakë të forcojnë sektorin ushtarak verior të Ukrainës, pas mbërritjes së liderit mercenar rus Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi.
Zelensky tha se udhëheqësit e qeverisë dhe ushtarakëve kishin marrë një raport nga forcat e inteligjencës dhe sigurisë ukrainase mbi situatën në Bjellorusi, fqinjin verior të Ukrainës.
Vendosja në gatishmëri vjen pas raporteve se deri në 5,000 luftëtarë Wagner të Prigozhin do t’i bashkoheshin Bjellorusisë, ku diktatori dhe aleati i Putinit, Alexander Lukashenko, u ofroi përdorimin e një kampi ushtarak të braktisur.
Imazhet satelitore kanë treguar tenda që shfaqen në jug-lindje të kryeqytetit të Bjellorusisë Minsk.
Një zyrtar i qeverisë ukrainase tha për “The Economist” se trupat “mund të përdoren në misione diversioni” – megjithëse një burim i inteligjencës ushtarake i tha gazetës se shanset janë të pakëta për një pushtim rus nga veriu.
“Mund të ketë një lojë për të na bërë të lëvizim forcat në veri, por ne luajmë gjithashtu lojëra,” tha ai.
Top Channel