Kolegji zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritje të zgjedhjeve në Bashkinë e Kuçovës.
“Kolegji Zgjedhor Gjyqësor pasi mori në shqyrtim pretendimin e palëve paditëse për përsëritjen e procesit të votimit në KZAZ-në nr.64 dhe administroi provat e paligjshme nga palët, përfshirë edhe rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 18 QV, konkludoi se në rastin konkret faktet e sjella në gjykim nuk janë të tilla që të mund të kenë ndikim në rezultatin e kësaj zone zgjedhore.
Për këtë arsye Kolegji Zgjedhor bazuar në nenin 125 të kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë vendosi unanimisht rrëzimin e padisë së paditësit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi.
Shpenëzimet gjyqësore i takojnë palës gjyqësore Lefter Maliqi. Ky vendim është i formës së prerë, çka tregon se pas tij nuk lejohet ankim”– tha trupa gjykuese, duke deklaruar kështu mbylljen e seancës.
Top Channel