Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur masën e arrestit me burg për oficerin e Policisë Gjyqësore në Tiranë, Fatbardh Lalës, pas hetimit të kryer në kuadër të procedimit penal kundër zyrtarëve publik
Oficeri me inicialet F.L. duke përfituar nga pozicioni i punës së tij ka pasur akses në informacionet dhe akte sekrete mbi njerëz të arrestuar dhe këto informacione ia ka përcjellë familjarëve të të arrestuarit dhe konkretisht nënës së tij me inicialet E.Ll, madje duke i rekomanduar përmes telefonit që ajo duhej të takohen me prokurorët e çështjes.
Masat e sigurimit personal ndaj personave nën hetim E. Ll. dhe T. Ll., janë ekzekutuar më datë 29.06.2023, ndërkohë personi nën hetim F. L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton të jetë larguar jashtë vendit, dhe për rrjedhojë ekzekutimi i masës së sigurimit arrest në burg nuk është ekzekutuar.
Në njoftimin e SPAK thuhet se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova dhe fakte se shtetasi në hetim F. L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë përsipër të ushtrojë ndikim dhe ka pranuar shumën monetare të dhënë nga shtetësja T. Ll. (që rezulton të jetë më shumë se 50.000 lekë), tek Prokurori i çështjes me të pandehur shtetasin E. Ll. dhe tek Gjyqtari i çështjes duke konsumuar në këtë mënyrë figurën e veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
Ndërkohë shtetasit E. Ll. dhe T. Ll. duke dhënë shuma monetare prej 50.000 lekësh oficerit të policisë gjyqësore F. L., pasi ky i fundit i ka siguruar se mund të ushtrojë ndikim te funksionarët publikë.
Njëkohësisht E. Ll. i ka paguar avokatit S. A. shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se një pjesë e kësaj shume parash konkretisht 150.000 lekë do të jepej nga ana e avokatit me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh.
Top Channel