Foto Ilustruese

Një djalë 20-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak, ndërsa do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktojë shkakun.

I riu nga Devolli M. Ll., 20 vjeç, mbërriti në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk mundi të mbijetonte.

Nga këqyrja paraprake e trupit të të riut, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA