Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, Eva Buzo: Ky sport më ndihmon në punën time si avokate

30/06/2023 08:34

Të gjithë e njohim Eva Buzon për iniciativën e saj për të kaluar nga kanali i Otrantos drejt Vlorës me not.

Shqiptarja që jeton në Australi pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë, megjithëse ishte një fitore pasi kur ndërpreu sfidën, ajo kishte përballë saj brigjet shqiptare.

Sot në “Wake Up”, Eva tregon jo vetëm sfidat që hasi gjatë orëve të gjata të notit, por edhe sesi ky sport e përmirëson në profesionin e saj si avokate e suksesshme.

“Është si meditim, si qetësi. Kushtet e motit ishin te mira, deti ishte i qetë. Ditën e parë kushtet ishin të vështira, kishte erë. Ndërkohë që notoja e shihja bregun shqiptar, po ecja ngadalë por po konsumoja shumë energji. E pash që nuk ishte një ditë e bukur për të notuar po thash nata do jetë më e qetë. Natën ndodhën gjëra të papritura, kushtet nuk ishin të mira, ndodhi që kishte prap erë, kishte shumë lëvizje ujë, shumë rryma dhe ishte një errësirë e madhe. Nuk mund të shihja fytyrat e trajnerëve të mi edhe pse isha shumë afër varkës. Më përpara kur kam notuar në Gjeneva ishte hënë e plotë, këtë herë ishte shumë errësirë, thash jam kaq e vogël në këtë oqean të madh. Gjatë natës hasa pickime. Kur lindi dielli ditën e dytë, kishte re, mendova se do arrija në bregdetin shqiptar. Nuk kam frikëra në oqean, nuk kam frikë nga peshkaqenët, nuk janë në oqean për të parë ty. Nuk më pëlqejnë pickimet por nuk kam frikë, mendoj se momenti që u shqetësova gjatë notimit ishte kur po enjtesha dhe nuk kishim një doktor.  Unë jam rritur me frymë shqiptare. Shpesh më pyesin “Buzo”, nga je, dhe them nga Shqipëria, gjyshi im është nga Shqipëria.  Noti më përmirëson në punën time si avokate, më shumë sesa më pengon. Ka të bëjë me fitoret e vogla dhe rëndësinë e tyre. Kur pash bregdetin shqiptar, thash Eva t’i mund tja dalësh, forca”-tregoi Eva në Wake Up.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA