Romeo dhe Donald Veshaj i kërkuan Noizyt të telefonojë ‘live’ gjatë intervistës Stresin.
Binjakët i sugjeruan këngëtarit Rigels Rajku që të vërë në lojë mikun e tij Arkimed Lushajn, duke i thënë se ka blerë një luan, por nuk ka ku ta mbajë.
Gatishmëria e Stresit për të ndihmuar Noizyn habiti publikun, pasi u ofrua menjëherë të mbante luanin. Por, kur Noizy i tha se luani i ka ngrënë këmbën pronarit të mëparshëm, Stresi kuptoi se gjithçka ishte një lojë:
Noizy: E di çfarë kam bërë
Stresi: Hë
Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë
Stresi: E marr unë ore
Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë
Stresi: Ta mbaj unë o vëlla
Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia
Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar
Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla
Noizy: (qesh)
Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?
Noizy: E kam marrë vunë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit
Stresi: Mos ore…
Top Channel