Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit Noizy, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në puntatën speciale të “Më lërë të flas”, ku ka folur për jetën e tij, projektet muzikore dhe miqësitë e reja e të vjetra.

Në një “pop quiz” se kë ka më shumë shok, Blerim Destanin, Varrosin, Stresin apo Ylli Limanin, Noizy tha Varrosin dhe Ylli Limanin.

Teksa Donaldi po i kërkonte falje Blerimit, Noizy shpjegoi se zgjodhi Varrosin dhe Ylli Limanin sepse ata janë bebet e shoqërisë së tij, që nëse nuk do t’i përzgjidhte, do të ankoheshin gjithë kohën.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Kemi disa shokë të tutë dhe t’i duhet të zgjedhësh se kë ke më shumë shok nga këta. I pari një miku jonë dhe i yti, Blerim Destani?

Noizy: Këtë se kam shok hiç.

Donaldi: Ok, kemi Varrosin?

Noizy: Këtë po.

Donaldi: Kemi Stresin?

Noizy: Këtë se kam shok hiç.

Donaldi: As Stresin nuk e ke shok?

Noizy: As këtë.

Donaldi: Kemi Ylli Limanin.

Noizy: Këtë po.

Donaldin: Yllin dhe Varrosin kemi shok, ok. Stresi dhe Blerimi… O Blerim, o vëlla.

Noizy: A e di pse, a tu tregoi diçka të bukur? Me ben me i thënë Varrosit të kundërtën, ose edhe Yllit… këta janë dy bebet më të mëdha që kam unë në shoqëri.

Donaldi: Mërziten ëëë, janë këta xhelozët. Blerimi nuk mërzitet, ok. Blerimi dhe Stresi jo.

Romeo: Unë kam një pyetje tjetër, kë ke më shumë shoqe?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA