Argëtim me mbetjet e luftës! Fëmijët në Ukrainë pikturojnë mbetjet ushtarake

30/06/2023 21:35

Fëmijët janë më të prekurit nga lufta e cila vijon prej më shumë se 16 muajsh në Ukrainë, por pavarësisht të gjitha disfatave ata kanë nisur të kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke pikturuar mbetjet e municioneve luftarake.

Së bashku me vullnetarët vogëlushët kanë zgjedhur se sit ë kthejnë në art, mjetet të cilët shkatërruan gjithçka.

Shumë prej fëmijëve ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës, ndërsa ende vijojnë të ndjehen pasojat për ata që kanë qëndruar në vendin e tyre të lindjes.

Rusia është akuzuar për mijëra krime lufte në Ukrainë, duke përfshirë bomba pa kriter, përdhunime, tortura dhe dëbim të paligjshëm të fëmijëve në Rusi, për të cilat Presidenti Vladimir Putin kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi që nga fillimi i luftës, sipas Kievit, dhe shumë prej tyre dyshohet se janë futur në institucione dhe shtëpi kujdesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA