U fut për t’u larë në liqenin e Ohrit, ndërron jetë 44- vjeçari nga Shkupi
29/06/2023 19:36
Një 44-vjeçar maqedonas ka humbur jetën pasi u fut për të larë në liqenin e Ohrit, në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, sakaq viktima është një shtetas me inicialet J.S. nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.
Nga kqyrja paraprake e trupit të 44-vjeçarit, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Top Channel