Shqipëria fiton medalje ari “European Masters Games”, Kreshnik Leka triumfon në Finlandë

29/06/2023 22:07

Shqipëria përmes peshëngritësit Kreshnik Leka fiton medalje ari në European Masters Games në Finlandë.

Peshëngritësi durrsak Kreshnik Leka ka rrëmbyer medalje ari në Europianin Masters Games 2023, që po zhvillohet në Finlandë.

Për Top Channel, Kreshnik Leka shprehet se ngriti 110 kg në stilin shkëputje dhe 135 kg në shtytje për moshat 45-49 vjeç dhe peshat trupore deri në 102 kilogram.

European Masters Games ka nisur më 26 qershor dhe pritet të mbarojë më 9 korrik dhe sportistët mbi 35 vjecc garojnë në 29 disiplina të ndryshme në nivel profesional dhe amator.

Kreshnik Leka përfaqëson Shqipërinë në këtë kampionat. Drejtues i Sport Klub Teutës, Leka ka fituar medalje edhe në gara të tjera europiane dhe botërore Masters të peshëngritjes, gjatë 5 viteve të fundit.

Leka pritet të marrë pjesë edhe në Botërorin Masters, në peshëngritje që do të zhvillohet në gusht në Poloni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA