
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’ , në pjesën e jashtme të garazhit te dera, në pronësi të 52-vjeçarit A. U.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
“Në lagjen “10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, sipas njoftimit të policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Top Channel