Foto ilustruese

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta në Durrës.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz të Durrësit.

I riu është dëmtuar lehtë, me mjet prerës të llojit biçak nga shtetasi Isak Vata. 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq policia arriti të kapë autorin e dyshuar dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA