Pretendon se vuan nga probleme shëndetësore dhe kërkon liri, Gjykata cakton grup të ri ekspertësh për të vlerësuar Lefter Allën
29/06/2023 14:31
Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertesh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish-kryebashkiakun e Bulqizes Lefter Allën.
Ekspertët e parë e përcaktuan gjendjen e tij te rëndë dhe se i rrezikohej jeta në paraburgim.
Ky akt nuk e bindi prokurorinë dhe kërkesa e SPAK u pranua për të marrë ekspertë të tjerë.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër të Bulqizës.
Top Channel