Pësoi humbje të thellë në zgjedhjet në Greqi, Tspiras jep dorëheqjen nga partia SYRIZA

29/06/2023 12:39

Fundin e një epokë pas 15 vitesh në krye të partisë së tij ka deklaruar mesditën e së enjtes lideri i forcës më të madhe opozitare greke Syriza, Aleksis Tsipras.

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 21 majit, por edhe ato të 25 qershorit me diferencë të madhe nga kundërshtarët konservatorë, ai vendosi të jepte dorëheqjen nga drejtimi i SYRIZA-s dhe ka propozuar zgjedhjen e një lidershipi të ri nga anëtarët e partisë, siç parashikohet në statutin e saj ,ndërsa ai vetë nuk do të jetë kandidat.

 “Nevojitet një SYRIZA e re që është një prioritet imediat. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me partinë tonë. Bëhet fjalë për cilësinë e demokracisë sonë, rezistencën ndaj politikave të Demokracisë së Re , frontit të ekstremit të djathtë dhe neofashizmit që ka gjetur vend në parlamentin grek”- ka deklaruar Alexis Tsipras.

Në mbyllje, duke mos fshehur emocionet, duke iu drejtuar anëtarëve dhe votuesve të SYRIZA, ai ka deklaruar se në këtë rrugëtim emocionues të viteve të kaluara, por edhe tani, do të vazhdojë të jetë pranë tyre sepse udhëtimi vazhdon, sepse detet më të bukura janë ato ku nuk kemi lundruar ende” është shprehur ai duke lënë pas edhe enigma të tjera të cilat lidhen më informacione, se në një të ardhme të afërt mund të krijojë një parti të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA