Nën efektin e alkoolit prishën qetësinë publike, arrestohen tre persona në Lezhë
29/06/2023 16:03
Tre persona janë vënë në pranga, pasi prishën qetësinë publike nën efektin e alkoolit.
Autorët parkuan automjetin e tyre në mes të rrugës në Laç menatën e djeshme me muzikë të lartë, e më pas kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’iu lëvizur automjetin dhe për të ndaluar zhurmën.
Gjithashtu në njoftimin e uniformave blu thuhet se të tre këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të marrë masa për largimin e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel