Vetëm gjatë javës se fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste të pickimeve nga insektet dhe zvarranikët.

Katër persona janë pickuar nga merimanga e zezë dhe gjashtë prej gjarpërinjve dhe nepërkave.

Sipas mjekut toksikolog Lulëzim Banushaj rastet kanë ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermerët ne këtë periudhe janë te ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.

Mjeku toksikolog tregon në këtë periudhe helmi i zvarranikeve dhe insekteve është shumë i përqendruar ndaj duhet bërë kujdes i madh gjatë punës në arë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA