Ftesë në 5/ Njihuni me Mozën e famshme të Lunxhërisë, shefen e kuzhinës që po mëson të huajt të “gatuajnë shqip”

29/06/2023 17:57

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Moza, shefja e njohur e kuzhinës nga Lunxhëria që e ushtron këtë profesion prej 30 vitesh.

Siç e do tradita, ajo po mirëpret vendas e të huaj në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës duke ofruar gatime tradicionale gjirokastrite.

Gjatë orëve të gatimit me Mozën, shumë të huaj janë interesuar dhe kanë provuar të mësojnë të gatuajnë petulla, qifqi, sarma apo hasude.

Madje këtë të fundit Moza vendosi ta gatuante live nga Gjirokastra, duke zbuluar edhe ingredientin sekret. “Sekreti qendron tek gjalpi që unë e përgatis vetë në dybek. Dhe brenda gjalpit ka lule trëndelinë, që unë e mbledh vetë në mal”, tregoi Moza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA