Përmes një vendimi qeveria zgjeron listën e programeve prioritare për të inkurajuar studentët në ndjekjen e këtyre degëve.
Po ashtu rritet shuma e bursës që ata do të përfitojnë. Detajet e vendimit i dha ministria e arsimit Evis Kushi.
“Është një lajm i mirë për të gjithë maturantët që duan të fillojnë universitet. Bëhet fjalë për vendimin që morëm vitin e kaluar për programet prioritare dhe mbështetjen financiare për ekselentët. Kemi shpallur një listë të programeve prioritare në degët bujqësore e të mësuesisë etj, dhe të gjithë maturantët që kanë mesataren mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga këto programe prioritare fitojnë një bursë sa paga minimale.”-tha ministrja Kushi.
Për përfituesit e kësaj burse do të aplikohet kjo klauzolë.
“Me kushtin që kur të diplomohen të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontribut për 3 vite”-tha Kushi
Ministria Evis Kushi shpjegoi edhe një tjetër lehtësim për aplikantët në degët e shpallura prioritare.
“Ndryshe nga viti i kaluar, ku kriter ishte mesatarja e shkollës së mesme mbi 8.5, këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi, njësoj si të gjithë studentët e tjerë“-tha Kushi.
Top Channel