“Tre trajnerët më të mirë? Guardiola që arriti të fitonte tre trofe pavarësisht finales së vështirë të Champions League ndaj skuadrës së Simone Izaghit. Pastaj Carlo Ancelotti, gjithmonë shumë i mençur, i qetë dhe autor i një vepre shumë të vlefshme, dhe në fund Spalletti për atë që bëri me Napolin. Topin e Artë? Për mendimin tim, Messi e meriton, sepse arriti të kurorëzojë ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës si protagonist i vërtetë. Për mendimin tim është më i miri prej disa vitesh”-u shpreh Zanetti.
Shi dhe i ftohtë në Zenicë/ Kupa e Botës e Italisë shndërrohet në ferr, si priten të rreshtohen “Azzurrët” kundër Bosnjës 30/03 11:10

