Tre të rinj kanë rënë në pranga për shpërndarje droge në plazhin e Durrësit.
Policia e Durrësit finalizoi operacionin policor te koduar “Hundreds 2″, duke kapur në flagrancë 3 të rinjtë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin doza kanabis sativa në lokalet e zonës së plazhit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje dhe 3 celularët e të arrestuarve.
Në bazë të provave të siguruara, specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit Elton Bici, 18 vjeç, Luis Lleshi, 19 vjeç dhe Ronaldo Murja, 17 vjeç, të tre banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale në plazhin e Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.
Top Channel