Policia e Shtetit zhvilloi një kontroll të konsideruar surprizë në mjediset e kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë që u shoqërua me konfrontime.
Në hetimet e nisura nga Antiterrori dhe SPAK, dalin në dritë dyshimet e forta për organizimin e sulmeve kibernetike nga anëtarët e MEK drejt institucioneve iraniane.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story zbulon materiale konfidenciale që nxjerrin në dritë të tjera hetime ndaj grupit të opozitës iraniane.
Cila është veprimtaria e dyshuar nga anëtarë të MEK dhe pse organizata sot është e ndarë. Konflikti mes grupimeve iraniane që mbështesin regjimin apo opozitën dhe impakti në Shqipërinë e gjunjëzuar nga sulmet kibernetike.
Çfarë do ndodhë me marrëveshjen për strehimin e qëndrestarëve të regjimit Iranian dhe kërcënimet për Shqipërinë.
Top Channel