Revoltë e tërbim në Francë për vrasjen e të miturit në timon nga policia (fotot)

28/06/2023 15:32

Emra të tjerë të njohur të sportit dhe ekranit në Francë kanë shprehur dje zemërimin e tyre për ekzekutimin nga policia vendase të një adoleshenti shofer shpërndarjeje, teksa protesta të dhunshme kanë treguar tërbimin komunitar ndaj brutalitetit të policisë me 17 vjeçarin me origjinë afrikano-veriore qe u ekzekutua.

Franko-algjeriani Nael M., u qëllua për vdekje teksa drejtonte automjetin Mercedes në Nanterre në perëndim të Parisit, pasi sipas policisë nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Rreth 2,000 oficerë policie ishin dje në shërbim në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha për ruajtjen e rendit pas zemërimit popullor ku rreth 40 automjete u dogjën, per atë që dëshmitarët quanin “ekzekutim” të policisë të minorenit që ishte përplasur me makinën e tyre.

Vrasja e regjistruar në video u shpërnda shpejt në rrjetet sociale ku një polic dëgjohet që i thotë adoleshentit të ndjerë: “Do të të jap një plumb kokës”.

“Franca ime më lëndon,” shkruante futbollisti i PSG, Kilian Mbappé për ngjarjen, i cili është rritur në zonat e varfra të Parisit.

“Situatë e papranueshme, mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Naël, engjëllit të vogël që u largua shumë shpejt”, shtonte ai.

Mike Maignan, një tjetër futbollist i kombëtares franceze komentonte për padrejtësinë që ndjente: “Një plumb kokës, gjithmonë të njëjtët njerëz që gabojnë çojnë te vdekja”, shkruante ai.

Vdekja e të riut ka shkaktuar trazira e shqetësim në shumë qytete të vendit.

“Kemi një adoleshent që është vrarë, e pashpjegueshme dhe e pafalshme,”, komentonte presidenti Macron për gazetarët në Marseille. “Asgjë nuk e justifikon vdekjen e këtij të riu”, tha ai teksa bënte thirrje që gjyqësori të bëjë punën e tij.

Mbrëmë në Paris të rinj dogjën kazanë mbeturinash dhe automjete, si dhe lëshuan fishekzjarrë ndaj policisë. Polici që vrau të riun ishte mbajtur mbrëmë në paraburgim, tha ministria e brendshme.

Ministri i brendshëm Gerald Darmanin bënte thirrje për qetësi duke shtuar se 31 persona ishin arrestuar, 20 policë ishin plagosur dhe rreth 40 automjete ishin djegur gjatë natës.

Në videon e konfirmuar të incidentit shihet polici i armatosur i trafikut që drejton pistoletën e tij  ndaj mercedesit të verdhë qe besohet se ishte marre me qera, duke thënë: “Do ta fus plumbin kokës”, dhe më pas dëgjohet përplasja ku Nael vdiq në vend mëngjesin e djeshëm.

Nëna e Nael kërkoi të mos emërohej dhe tha: “Humba fëmijën 17-vjeçar, unë isha vetëm me të, ai ishte ende fëmijë, kishte nevojë për nënën”.

Policia kombëtare tha se ka hapur hetim për vrasje të mundshme të qëllimshme nga një person me post publik.

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA