FOTOT/ E bujshme! Ylli i filmave me “pullë të kuqe” konfirmon lidhjen romantike me ish-yllin e Arsenalit
17/11 17:06
Marco Sportiello është përforcimi i parë i Milanit për sezonin e ri.
Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, teksa sot portieri italian ka firmosur kontratën zyrtare me kuqezinjtë.
31-vjeçari i dha fund aventurës me Atalantën, duke u transferuar te Milani si lojtar i lirë. “Gardiani” ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me “Djallin”, aty ku shkon si zëvendësi i Mike Maignan.
Sportiello i zë vendin rumunit Ciprian Tatarusanu, i cili është larguar pas tri sezoneve të kaluara me skuadrën e Stefano Piolit.
Tifozët presin përforcime dhe goditet e radhës së Milanit pritet të jenë Ruben Loftus-Cheek dhe Cristian Pulisic nga Chelsea./ SuperSport
Top Channel