Emri i Mauro Icardit është lidhur me Milanin gjatë ditëve të fundit. Shtypi italian shkruan se sulmuesi argjentinas mund të rikthehet në Serie A, por tashmë në pjesën kuqezi të Milanos.
30-vjeçari e kaloi i huazuar te Galatasaray sezonin e fundit, dhe ia doli të fitonte titullin kampion me skuadrën e njohur nga Stambolli.
Icardi është rikthyer te PSG, por për pak kohë. Pasi nuk bën pjesën në planet e së ardhmes së kampionëve të Francës.
Lexo edhe:
Kërkohej nga Milan e PSG, sulmuesi i Chelsea-t nis bisedimet me Al-Nassr
Walker mendon largimin nga City, Bayern e pret krahëhapur
Dzeko preferon Fenerbahce para Interit, shpejt takohet me drejtuesit e klubit turk
Alvaro Morata drejt Arabisë, spanjolli “tundohet” nga superoferta
Ndërkohë, te Galatasaray nuk duan të privohen nga shërbimet e tij. Aq më tepër tani që do të garojnë në fazën e grupeve të Champions League.
Icardi, i cili refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite (25 mln euro në sezon), kërkon 10 milionë euro për të vijuar karrierën te Galatasaray.
Por, turqit ofrojnë deri në 6 milionë euro pagë sezonale, pasi nuk ua lejon Fair-Play Financiar më shumë. Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga Stambolli po bisedojnë edhe me homologët e PSG-së për të arritur një marrëveshje për kartonin e ish-goleadorit të Interit.
Top Channel