5490 bimë kanabisi janë asgjësuar në Lezhë dhe Kurbin.
Policia bën me dije se bimët janë gjetur konkretisht: në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 1507 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa; -në fshatin Ungrej, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 1225 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa si dhe 1200 gropa të hapura gati për kultivim; -në fshatin Fregen, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 2600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Njoftimi i Policisë:
DVP Lezhë/ Vijon në të gjithë territorin e qarkut Lezhë megaoperacioni antikanabis i koduar “Imazhi”.
Finalizohet faza e 20-të e këtij megaoperacioni.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, në total 5490 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në 4 fshatra të ndryshme të rrethit Lezhë e Kurbin.
Gjithashtu, u gjetën dhe u shkatërruan edhe 1200 gropa të hapura të bëra gati për kultivim.
Shërbimet policore të Komisariateve Lezhë dhe Kurbin, të pajisura edhe me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar që ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Nga këto kontrolle u finalizua faza e 20-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në zona të pyllëzuara, në 4 fshatra të rretheve Lezhë e Kurbin, në koordinata të ndryshme, në total 5490 bimë narkotike cannabis sativa.
Konkretisht, në rrethin Lezhë:
-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 1507 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Ungrej, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 1225 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa si dhe 1200 gropa të hapura gati për kultivim;
-në fshatin Fregen, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 2600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet policore edhe në territorin e rrethit Kurbin, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Milot, u gjetën të kultivuara 158 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel